Susanne Eman është një grua për të cilën bota ka mësuar vitin e kaluar, kur ajo u shfaq në pothuajse të gjitha mediat dhe prezantoi ambiciet e saj për t’u bërë gruaja më e shëndoshë në botë. Ajo nuk e ka braktisur qëllimin e saj dhe tani do të bëhet gruaja më e shëndoshë që është martuar ndonjëherë. Eman është dashuruar me një kuzhinier me të cilin tani do të martohet dhe duket e logjikshme ambicia e saj për t’u bërë gruaja më e shëndoshë në botë.
I zgjedhuri i saj Parker Clack do të marrë një grua që me siguri nuk do të refuzojë ndonjë prej ushqimeve të tij. Pavarësisht nga paralajmërimet e mjekëve se kjo lloj diete mund t’i kushtojë jetën, Eman nuk heq dorë. Ajo peshon 362 kg, por nuk do të qëndrojë me kaq. Kjo grua nga Arizona dëshiron të jetë e rëndë më shumë se 700 kg dhe për këtë në ditë ajo merr 30.000 kalori. Për martesën që pritet të ndodh shpejt, Susanne ka zgjedhur tashmë fustanin e nusërisë që do të qepet posaçërisht për të. Derisa shumë gra përpiqen të humbasin peshë para dasmës, Susanne përpiqet për të kundërtën. Burri saj i ardhshëm tha se ishte i kënaqur me pamjen e saj dhe i pëlqen gratë e “mëdha”.
http://www.youtube.com/watch?v=nUyCRP1DuS0&feature=player_embedded