Dasma vlonjate, sprovat që nusja duhet të kalojë me vjehrrën dhe loja e hajdutit…
Sigurisht, që edhe në Labëri nuk gjendet një moment tjetër më i rëndësishëm jetësor sesa organizimi dhe festimi i një martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janë ato që sërish flasin me një gjuhë krejt autentike të zonës, duke shfaqur veçanti, ashtu sikurse në episode fragmentare, natyrisht që nuk mund të mungojnë elementë të përngjashëm me dasmat që zhvillohen në trevat e tjera të vendit. Periudha e martesës është momenti më i rëndësishëm i jetës në zonën e Labërisë. Vazhdoni me leximin
Traditë
Veshje qytetare tiranase
Edhe në Tiranë dasma fillon të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë. Pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses. Gratë vijnë e shikojnë se çfarë do çojnë dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se ç’ka sjellë nusja. Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Vazhdoni me leximin
Për të folur për dasmën shkodrane, sigurisht që më parë duhej parë qyteti e të takoheshin njerëzit e duhur. Për dasmën qytetare shkodrane na foli pinjolli i një prej familjeve disashekullore të këtij qyteti, Skënder Lohja. Gjatë bisedës me Skënderin, të cilin e falënderojmë për mirësjelljen, ne fillojmë të zbulojmë nga pak traditën e harruar të dasmës shkodrane… Vazhdoni me leximin
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmës fillon një javë para, të hënë. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s’janë vijnë dhe çdo natë bënin darkë, mblidheshin të gjithë. Të mërkurë meret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijet e mallës dhe venë marin pajën. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Vazhdoni me leximin
Ceremonia, e cila festohej një javë mes shumë riteve pagane dhe fetare, po shuhet dalëngadalë . Goditja e dhëndrit, këngët, vallet, si ishte panorama dikur e bashkimit të çiftit?
Elbasani renditet ndër qytetet me një traditë të pasur qytetare për ceremonitë e ndryshme sidomos për dasmën që konsiderohet edhe momenti më i rëndësishëm në jetën e njeriut. Për vetë specifikat e qytetit në periudhën turke, lagja “Kala” do të ishte baza e mbështetjes për traditën në organizmin e ceremonive të ndryshme si lindja, vënia e emrit, bërja synet, fejesa, martesa dhe ritet në stadin e fundit të jetës pra vdekja. Vazhdoni me leximin
Martesat e hershme ishin shumë të ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhësit tanë primitive qëndronin bashkë për tu mbrojtur dhe për të mbijetuar më shumë, sesa për të krijuar lidhje të kuptimshme. Dhe në momentin që numri i tyre ishte i sigurtë, njerëzit primitive formuan tribu, të cilave u qëndronin shumë besnike. Disa historianë besojnë se martesat e para kanë qënë grup-martesash, që duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Vazhdoni me leximin
Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat me mjaltë dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz “hidhen” njësoj.
Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit. Vazhdoni me leximin
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk egzistojnë sepse miqve u çohet llaf me lajmës. Preokupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakija, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë min 2L për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit nuk ka shumë rëndësi. Në qoftë se janë plotësuar këto kushte krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Vazhdoni me leximin
Në zonën e labërisë, në fillim të këtij shekulli tradita ka qënë që zakonisht nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen. Nusja vinte hipur mbi kale me kokën të mbuluar me duvak dhe kalin ia jepte babai, si pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Vazhdoni me leximin
Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës. Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me radhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martuar më shpejt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur. Ka qëlluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohur bashkëshortin, e bile, ka ngjarë që fëmijëve t’u caktohet fati pa lindur. Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzën për djalin. Dasma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve. Vazhdoni me leximin